Trajnim për trajnuesit e këshilltarëve për  VMJF Faza I

Trajnimet për trajnuesit e këshilltarëve për  VMJF u realizuan në dy faza. 5 ditët e para të trajnimit u realizuan nga data 13 deri në 17 maj, kurse pjesa e dytë u realizua nga 27-30 maj në Shkup në hotelin Aleksandër Palas. Trajnimet i realizoi eksperti për vlefshmëri Anni Kurtunen nga Finland.

Trajnimi për këshilltarët është vazhdim i një sërë trajnimesh që janë realizuar dy vitet e kaluara, duke synuar përgatitjen  e kuadrit që do të përfshihet  në zbatimin e këtij procesi. Roli i këshilltarëve të ardhshëm do të jetë futja dhe udhëzimi i kandidatëve nëpër dy fazat e para të Vlefshmërisë – identifikimi dhe dokumentimi, si dy nga 4 fazat e procesit. Duke pasur parasyshë rëndësinë kyçe të këshilltarit në futjen e kandidatit në proces, në udhëzimin dhe mbështetjen e tij të sukseshëm, këshilltarët e ardhshëm kaluan një programë 9 ditore për trajnim, gjatë të cilës u furnizuan me informata dhe të dhëna për Vlefshmërinë si sistem dhe si  kompetenca dhe shkathtësi praktike për informin, fillimin dhe dokumentimin e të dhënave për njohuritë e kandidatit, si dhe përgatitjen  e tij për vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të tij.

Vlefshmëria e mësimit jo formal dhe informal synon që individitëve t’ju ofroj njohjen dhe pranimin e njohurive, shkathtësive dhe kompetencave të tyre të cilat i kanë përvetësuar në mënyrë  joformal dhe informal. Në atë mënyrë çdo qytetar, i cili posedon disa shkathtësi, kompetenca dhe përvoja të caktuara praktike, të përvetësuar me anë të arsimimit joformal ose informal  në jetën e përditshme, por për të cilat nuk kanë certifikatë, është kandidat potencial për vlefshmëri. Ky sistem do t’i mundësoj që me anë të dokumentimit dhe vlerësimit të njohurive dhe shkathtësive të tij të pajiset me kualifikim të pjesërishëm ose të plotë profesional. Për instalimin e këtij sistemi në shtetin tonë në mënyrë aktive është punuar që nga viti 2014. kurse i njejti do të duhet të hyjë në fuqi në vitin 2020. Tërë hapat, masat dhe aktivitetet të cilat ndërmeren në këtë kontekst kontribojnë më krijimin  e parakushteve për fillimin e suksesshëm dhe zbatimin e qëndrueshëm të sistemit të Vlefshmërisë së mësimit  joformal dhe informal në Republikën e Maqedonisë Veriore.

Ky trajnim është një ndër aktivitetet e projektit Plani për punë i kordinatorit kombëtar për mësim me të rritur i cili zbatohet nga institucioni publik Qendra për arsim për të rritur dhe financiarisht mbështet nga ERASMUS + programi i Bashkimit Evropian. Pas 2 vitësh kohëzgjatje të suksesshme i njëjti mbaron në dhjetor 2019.

Qëllimi kryesor i projektit është të mbështetet vendosja e sistemit kombëtar për vlefshmërinë  e mësimit joformal dhe informal (VMJF), duke i kushtuar vëmendje fazave të identifikimit dhe dokumentacioinit. Për arritjen  e qëllimit të projektit janë realizuar aktivitete të ndryshme për zhvillimin e standardeve, portofoleve për kandidatët, si dhe programë dhe materiale për mësim të trajnuesve për këshilltar për VMJF.

Tuesday June 18th, 2019
Copyright © 2016 Adult Education Centre. This project has been funded with support from European Commission. This web site reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.
top
© 2018 Developed by Unet
Page Reader Press Enter to Read Page Content Out Loud Press Enter to Pause or Restart Reading Page Content Out Loud Press Enter to Stop Reading Page Content Out Loud Screen Reader Support