Plani Operativ i programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve në tregun e punës për vitin 2019-të

Republika e Maqedonisë së Veriut

Në bazë të Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve në tregun e punës për vitin 2019-të, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për masën 3.3 Trajnime për profesionet e kërkuara, të financuar nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, IP Qendra për arsimin e të rriturve- Shkup më datë 06.03.2019 publikon

SHPALLJE PUBLIKE

IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup publikon shpallje për zgjedhje të institucioneve të verifikuara për ofrues të trajnimeve  për arsim për të rrituritpër realizim të masës 3.3Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara në kuadër të Planit Operativ për programe dhe masa aktive për vitin 2019-të.

Në shpalljen publike mund të paraqiten institucionet të cilat do ti realizojnë programet në vijim sipas qyteteve:

-Përkujdesës/e për fëmijë, Resnjë, Shtip, Shkup, Strugë, Manastir, Krushevë, Strumicë,

– Përkujdesës/e për fëmijë me të meta në zhvillim, Shtip, Strumicë, Shkup, Prilep,

– Asistent personal për persona me të meta, Shkup, Kumanovë, Strumicë, Manastir, Negotinë, Gostivar, Strugë, Kumanovë,

– Përkujdesës/e për persona të moshuar, Shkup, Shtip, Radovish,

– Floktar me nivel fillestar, Manastir, Shkup, Shtip, Tetovë, Gostivar,

– Masazhist, Shkup, Shtip,

– Manikyr – pedikyr, Shkup, Manastir, Tetovë,

– Kozmetist, Shkup, Strumicë, Manastir,

– Qepës – niveli fillestar, Shkup, Tetovë, Shtip,

– Dhomëtare, Shkup,.

– Nëpunës i recepsionit, Shkup,

– Gatues – gastronom, Tetovë, Shkup,

– Nëpunës kontabiliteti, Shkup, Shtip, Kavadar, Manastir, Kumanovë, Strumicë,

– Operator për ueb dizajn, Manastir, Shtip,

– Saldues, Tetovë, Negotinë, Shkup,

– Elekstroinstalues dhe montues objektesh banesore, Manastir.

– Fasadëpunues, Shkup,

– Montues me gjips, Manastir, .

– Tapetist mobiljesh, Pehçevë,

– Elektromekanik pajisjesh për ngrohje dhe freskim, Manastir,

– Montues dhe instalues i paneleve diellore, Manastir,.

– Drejtues të ngarkues-shkarkuesit, Manastir, Shkup, Negotinë,.

– Saldues MGI (metal, gaz inert) MGA (metal gaz aktiv), Tetovë, Negotinë,

– Automekanik për mjete motorike, Tetovë, Manastir, Shkup.

– Drejtues vinçi harkor, portal dhe konsol, Kavadar,

Institucionet e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

  • Të kenë vendim për verifikim për programin e lartpërmendur nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
  • Të kenë vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Trajnuesit e interesuar duhet t’i sjellin dokumentet e nevojshme:

  1. Paraqitje për pjesmarrje në masën aktive – e publikuar ne ueb faqen e IP Qendra për arsimin e të rriturve (www.cov.gov.mk)
  2. Dokument për veprimtari të regjistruar-arsim për të rriturit;
  3. Vërtetim/deklaratë që posedonjë kuadër profesional që do të realizojnë programin;
  4. Vendim për verifikim për program të veçantë për arsimin e të rriturve nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
  5. Vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Trajnuesit e interesuar të cilët do të jenë të perzgjedhur për realizim të trajnimeve do të marrin 30.000,00 denarë për çdo person të trajnuar.

Mjetet e nevojshme për realizimin e masës aktive 3.3.Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara janë të siguruara nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,

Kërkesa së bashku me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohet më së voni deri më 20.03.2019deri në arkivin e:

IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup

rr.Dimitrie Çupovski nr.13

 1000 Shkup

Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh gjatë vendimit.

IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup

Prijava za provajder_merka (shkarko paraqitjen)

Wednesday March 6th, 2019
Copyright © 2016 Adult Education Centre. This project has been funded with support from European Commission. This web site reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.
top
© 2018 Developed by Unet
Page Reader Press Enter to Read Page Content Out Loud Press Enter to Pause or Restart Reading Page Content Out Loud Press Enter to Stop Reading Page Content Out Loud Screen Reader Support