Thirrje për aplikim në Komisionin Evropian (EAC / S34 / 2018) – Mobilitet në arsim profesional dhe trajnim

Komisioni Evropian – Drejtoria për arsim, rini, sport dhe kulturë shpall thirrje publike për aplikime për mobilitet në arsimin profesional dhe trajnim. Qëllimi kryesor i pilot-thirrjes është të kontribuojë në përmirësimin dhe modernizimin e sistemeve të arsimit profesional dhe trajnim në vendet kandidate për anëtarësim në BE dhe Afrikë, si dhe për të forcuar lidhjen ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës.

Në veçanti, qëllimi i kësaj thirrjeje është përforcimi i kapaciteteve të ofruesve të arsimit profesional dhe trajnimit në vendet kandidate të BE (lot 1) dhe Afrikë (lot 2) duke promovuar aktivitetet e mobilitetit me qëllim të përmirësimit të aftësive dhe kompetencave të arsimit profesional dhe trajnimit të mësuesve, nxënësve, menaxherëve, si dhe përmirësimin e perspektivave të punës për studentët e rinj.

Lloji i aktiviteteve të cilat janë të pranueshme sipas thirrjes për Lot 1:
– Masat e mobilitetit që përfshijnë identifikimin e grupit i synuar i të punësuarve, menaxherëve dhe nxënësve,përgatitjen e programeve të trajnimit me rezultatet e pritura nga të mësuarit dhe përzgjedhjen e pjesëmarrësve

-Aktivitetet për mobilitet si:
o Mobiliteti i nxënësve nga ofruesit e arsimit profesional dhe trajnimit dhe i kompanive ose jashtë vendit nga 2 javë deri në 3 muaj
o Mobiliteti më afatgjatë i nxënësve nga ofruesit e arsimit profesional dhe trajnimit ose i kompanive jashtë vendit (Erazmus Pro-type mobility 13) është nga 3 deri në 12 muaj
o Mobiliteti i stafit, duke përfshirë:

– Ligjëratë / trajnime jashtë vendit – ky aktivitet i mundëson të punësuarve nga ofruesit e arsimit profesional dhe trajnimitl për të dhënë mësim nga ofrues partner jashtë vendit. Ai gjithashtu u lejon punonjësve të kompanisë të trajnohen nga ofrues të arsimit profesional dhe trajnimit jashtë vendit
– Trajnimi i stafit jashtë vendit – ky aktivitet mbështet zhvillimin profesional të mësimdhënësve për arsim profesional dhe trajnim duke iu referuar punës ose vëzhgimit në kompani apo ofrues tjetër të arsimit profesional dhe trajnimit jashtë vendit
– Kohëzgjatja për mobilitet të stafit për këtë qëllim varet nga lloji i aktivitetit dhe është i kufizuar deri në 3 muaj

 Aktivitetet e mobilitetit do të përqëndrohen tek nxënësit dhe stafi që vijnë në BE dhe nuk largohen nga BE (të cilat do të kufizohen vetëm në stafin)
Mobilteti për qëllime të trajnimit dhe ri- trajnim do të kufizohet për të punësuarit vendeve jo-anëtare të BE-së. Gjithashtu, disa nxënës nga Serbia, Turqia dhe Maqedonia e Veriut të cilët tashmë kanë përdorur mundësitë e programeve Erasmus nuk kanë të drejtë për mobilitet përmes këtij programi. E njëjta vlen edhe për trajnimin dhe ri-trajnimin e stafit
 Konferenca, seminare
 Trajnime
 Komunikime, aktivitete për ngritjen e vetëdijes dhe ndarjen e informacionit në nivel kombëtar dhe rajonal
 Aktivitete për krijimin dhe zhvillimin e rrjeteve dhe shkëmbimin e praktikave të mira
 Hartimi, analizimi dhe kërkimi i praktikave më të mira për zhvillimin e programeve të ardhshme gjithëpërfshirëse të mobilitetit në arsimin profesional dhe trajnim

Afati i fundit për aplikim është 14 maj 2019 (deri në orën 12:00)

Më hollësishtë në lidhje me thirrjen dhe mundësitë për aplikim mund të gjenden në linkun:
https://ec.europa.eu/education/resources-and-tools/funding-opportunities/vet-mobility-pilot-2019_en

Friday April 12th, 2019
Copyright © 2016 Adult Education Centre. This project has been funded with support from European Commission. This web site reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.
top
© 2018 Developed by Unet
Page Reader Press Enter to Read Page Content Out Loud Press Enter to Pause or Restart Reading Page Content Out Loud Press Enter to Stop Reading Page Content Out Loud Screen Reader Support