Thirrja e Dytë për të aplikuar për Fondin e Mundësive 2019

Thirrja e Dytë për të aplikuar për Fondin e Mundësive 2019

Projekti “Arsim për Punësim në Maqedoninë e Veriut” publikon
Thirrjen e dytë për aplikim për Fondin e Mundësive 2019

Qëllimi i Fondit të Mundësive është të mbështesë ofruesit e trajnimeve në drejtim të ofrimit të trajnimeve të orientuara kah tregu dhe të qëndrueshme, të cilat shpien drejt punësimit të menjëhershëm (maksimum 3 muaj pas përfundimit të trajnimit) të një pjese të konsiderueshme të personave të trajnuar.

Sektorët e mbuluar: (1) Hotelieria; (2) Shëndetsia dhe Shërbimet Sociale; (3) Shërbimet Personale; (4) Bujqësia; (5) Teknologjia Ushqimore; (6) Makineria; (7) Teknologjia e aplikuar e informacionit (Applied IT).

Aplikuesit e mundshëm të Fondit të Mundësive janë:
1. Ofruesit privatë të trajnimeve joformale
2. Shkollat e mesme profesionale që ofrojnë trajnime joformale
3. Shoqatat Qytetare që ofrojnë trajnime joformale
4. Punëdhënësit që realizojnë trajnime brenda përmasave të tyre (in house training)

Kërkesë e veçantë:
Ofruesit privatë, shkollat e mesme profesionale që ofrojnë trajnime joformale dhe shoqatat qytetare që ofrojnë trajnime joformale mund të aplikojnë për Fondin e Mundësive vetëm poqëse bashkëpunojnë me një ose disa punëdhënës që garantojnë në formë të shkruar që do të punësojnë të paktën 35% të personave të trajnuar brenda 3 muajve pas përfundimit të trajnimit.

Punëdhënësit që realizojnë trajnime brenda përmasave të tyre duhet të garantojnë në formë të shkruar që do të punësojnë të paktën 50% të personave të trajnuar brenda 3 muajve pas përfundimit të trajnimit.

Procedura e aplikimit dhe afati i fundit:
Të gjithë aplikuesit e kualifikuar inkurajohen të dorëzojnë aplikacionin me dokumentet mbështetëse jo më vonë se më 30 prill 2019, në adresën e mëposhtme elektronike: Boris.Trimcev@helvetas.org me lëndë: OF 2019 Application

Aplikuesit inkurajohen të dorëzojnë aplikacionet e tyre në gjuhën angleze. Megjithatë, aplikacionet e dorëzuara në gjuhën maqedonase ose shqipe gjithashtu do të merren parasysh.

Informacionet shtesë si dhe dokumentet e aplikimit janë pjesë përbërëse e Doracakut të Fondit të Mundësive që mund të shkarkohet këtu:
1. OF Manual
2. Proposal Template
3. Budget template
4. Guarantee template

Gjithashtu mund të kërkohet nga E4E@mk në adresën elektronike: Daniela.Stojanova@helvetas.org me LëndëOF 2019 Documents.

Tuesday April 30th, 2019
Copyright © 2016 Adult Education Centre. This project has been funded with support from European Commission. This web site reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.
top
© 2018 Developed by Unet
Page Reader Press Enter to Read Page Content Out Loud Press Enter to Pause or Restart Reading Page Content Out Loud Press Enter to Stop Reading Page Content Out Loud Screen Reader Support