Republika e Maqedonisësë Veriut
Në bazë të Planit Operativ të programeve dhe masave aktive të punësimit dhe shërbimeve në tregun e punës për vitin 2020-të, të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për masën 3.3 Trajnime për profesionet e kërkuara, të financuar nga Buxheti i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, IP Qendra për arsimin e të rriturve- Shkup mëdatë 28.02.2020 publikon
SHPALLJE PUBLIKE
Drejtuar institucioneve të verifikuara për ofrues të trajnimeve
IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup publikon shpallje për zgjedhje të institucioneve të verifikuara për ofrues të trajnimeve për arsim për të rrituritpër realizim të masës 3.3Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara në kuadër të Planit Operativ për programe dhe masa aktive për vitin 2020-të.
Në shpalljen publike mund të paraqiten institucionet të cilat do ti realizojnë programet në vijim sipas qyteteve:
- Rrobaqepës – Shtip, Tetovë
- Kamarier gostitës- Strumicë, Shkup
- Kuzhinier- Shkup, Tetovë, Veles
- Furtar- Shkup, Manastir, Tetovë, Veles
- Dhomëtar/re, Shkup
- Pastiçier- Tetovë, Gostivar, Manastir, Shkup 7.Baristë- Shkup
- Recepsionist – Shkup
- Agjent i shitjeve – Shkup
- Zdrukthëtar – Tetovë, Shkup, Manastir, Berovë
- Tapicier – Berovë
- Elektroinstalues – Manastir
- Saldator – Shkup, Shtip, Tetovë, Negotinë, Veles
- Axhustator -Negotino, Veles
- Drejtues me makineri ndërtimi – Manastir, Shkup, Strumicë, Kavadar, Kumanovë, Negotinë, Tetovë
- Pirunier-Manastir, Shkup, Negotinë
- Automekanik-Manastir-Shkup, Tetovë
- Zyrtar i Kontabilitetit / Kontabilitetit-Manastir, Manastir, Strumicë, Shkup, Shtip, Kumanovë, Kavadar
- Asistent personal për personat me aftësi të kufizuara – Manastir, Shkup, Strumicë, Gostivar, Veles, Tetovë
- Përkujdesës i personave të moshuar dhe të pafuqishëm – Kumanovë, Veles, Gostivar, Ohër, Strugë, K. Palanka, Tetovë
- Përkujdesës për fëmijët me aftësi të kufizuara – Berovë, Radovish, Prilep, Gjevgjeli, Veles, Tetovë
- Web Designer-Manastir, Shtip, Shkup
- Manikyr / Pedikyr – Shkup, Tetovë, Strumicë, Manastir, Shtip
- Flokëtar – Shkup, Tetovë, Gostivar, Kumanovë, Shtip
- Maser – Strumicë, Shtip, Shkup, Tetovë
- Kozmetist – Strumicë, Shkup, Manastir, Shtip, Tetovë
- Koleksionist i lëndëve sekondare – Shkup
Institucionet e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:
- Të kenë vendim për verifikim për programin e lartpërmendur nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
- Të kenë vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.
Trajnuesit e interesuar duhet t’i sjellin dokumentet e nevojshme:
- Paraqitje për pjesmarrje në masën aktive – e publikuar ne web faqen e IP Qendra për arsimin e të rriturve (www.cov.gov.mk) – Në fund të kësaj shpallje mund ta merni fletëparaqitjen
- Dokument për veprimtari të regjistruar-arsim për të rriturit;
- Vërtetim/deklaratë që posedonjë kuadë profesional që do të realizojnë programin;
- Vendim për verifikim për program të veçantë për arsimin e të rriturve nga IP Qendra për arsimin e të rriturve- Shkup
- Vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës deri në fillim të trajnimit.
Trajnimet do të realizohen nëse ka të paraqitur numër të mjaftueshëm të personave të papunë, në shpalljen publike të mëvonshme e cila do të publikohet nga ana e Agjensionit për punësim i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Trajnuesit e zgjedhur për trajnim do të marrin 20.000 denarë për çdo person të trajnuar.
- Nëse realizuesi i trajnimit siguron punësim minimum50% nga numri i përgjithshëm i pjesmarrësvë te cilët me sukses kanë kryer tajnimin do të marrë edhe 10.000 denare shtesë për person pas punësimit.
- Nëse realizuesi i trajnimit siguron punësim të 30% deri në 49% nga numri i përgjithshëm I pjesmarrësve të cilët me sukses kane kryer trajnimin do të marrë edhe 5.000 denarë shtesë për person pas punësimit.
Edhe ne rastin e 1 edhe ne rastin e 2 koha për punësim te numrit të paracaktuar të personave të trajnuar është tre muaj të njëpasnjëshëm ne afat prej një muaji pas përfundimit të trajnimit me orar të plot pune. Nëse ka ndërpreje te marrëdhënies së punës para afatit te paracaktuar realizuesii trajnimit ështëi obliguar të zavendësoj personin me person tjetër të trajnuar ose ti kthej mjetet e paguara vetem në rast te paaftësisë për punë apo në rast vdekje.
Dokumentacioni i nevojshëm të dorëzohet më së voni deri më 12.03.2020 deri në arkivin e:
IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup
rr.Dimitrie Çupovski nr.13
1000 Shkup
Dokumentet e pakompletuara, kërkesat për profesione që nuk janë pjesë e shpalljes publike dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh gjatë vendimit.
Këtu mund ta shkarkoni Fletëparaqitjen Prijava-za-provajder_merka
IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup