Bazuar në nenin 26-b, paragrafi 4 të Ligjit për Arsimimin e të Rriturve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 7/08, 17/11, 51/11, 74/12, 41/14, 144/14, 146/15, 30/16 и 64/18) IP “Qendra për Arsimin e të Rriturve” – Shkup shpall
KONKURS PUBLIK Nr.27/2022 IP “Qendra për Arsimin e të Rriturve” – Shkup shpall konkurs publik për zgjedhjen e bashkëpunëtorit të jashtëm për shfrytëzimin e shërbimeve intelektuale për programin Kozmetist për kujdes të fytyrës dhe trupit (2 realizues). Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim: – të kenë më së paku arsim të lartë nga fusha përkatëse; – të kenë më së paku 5 vite përvojë pune në mësimdhënie në fushën përkatëse ose – më së paku 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse. Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë: 1. Aplikim për anëtarët e komisioneve që duhet të përmbajë: – emër dhe mbiemër, – vendi i punës, – adresa e vendit të punës, – adresa e banimit, – numër telefoni për kontakt dhe – shkalla dhe lloji i arsimit të fituar; 2. Biografi e shkurtër. Kandidati dokumentacionin e nevojshëm duhet ta dorëzojë te arkivi në: IP Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup rr. Dimitrie Çupovski nr. 13 1000 Shkup ose në e-postë: contact@cov.gov.mk me shenjë për zgjedhje të bashkëpunëtorit të jashtëm afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së konkursit. Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në procedurën për vendosje. Publikuar më: 23.2.2022 |
Pranimi i aplikimeve deri më: 27.2.2022