Konkurs publik për zgjedhjen e bashkëpunëtorit të jashtëm për shfrytëzimin e shërbimeve intelektuale për Operator për sistemet dhe rrjetet kompjuterike (2 realizues).

Bazuar në nenin 26-b, paragrafi 4 të Ligjit për Arsimimin e të Rriturve (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr. 7/08, 17/11, 51/11, 74/12, 41/14, 144/14, 146/15, 30/16и 64/18) IP “Qendra për Arsimin e të Rriturve” – Shkup shpall

KONKURS PUBLIKNr. 126/2022

IP “Qendra për Arsimin e të Rriturve” – Shkup shpall konkurs publik për zgjedhjen e bashkëpunëtorit të jashtëm për shfrytëzimin e shërbimeve intelektuale për Operator për sistemet dhe rrjetet kompjuterike (2 realizues).

Kandidatët e interesuar duhet t’i plotësojnë kushtet në vijim:

  • të kenë më së paku arsim të lartë nga fusha përkatëse;
  • të kenë më së paku pesë vite përvojë pune në mësimdhënie në fushën përkatëse ose
  • më së paku 10 vjet përvojë pune në fushën përkatëse.

Kandidatët e interesuar duhet të dorëzojnë:

  1. Aplikim për anëtarët e komisioneve që duhet të përmbajë:
    • emër dhe mbiemër,
    • vendi i punës,
    • adresa e vendit të punës,
    • adresa e banimit,
    • numër telefoni për kontakt dhe
    • shkalla dhe lloji i arsimit të fituar;
  2. Biografi e shkurtër.

Kandidati dokumentacionin e nevojshëm  duhet ta dorëzojë te arkivi në:

IP Qendra për Arsimin e të Rriturve – Shkup

  1. Dimitrie Çupovski nr. 13
  2. 1000 Shkup

ose në e-postë: contact@cov.gov.mk

me shenjë për zgjedhje të bashkëpunëtorit të jashtëm

afat prej pesë ditësh nga dita e shpalljes së konkursit.

Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara me vonesë nuk do të merren në procedurën për vendosje.

Publikuar më:07.12.2022

Pranimi i aplikimeve deri më:11.12.2022

Friday December 9th, 2022
Copyright © 2016 Adult Education Centre. This project has been funded with support from European Commission. This web site reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.
top
© 2018 Developed by Unet
Page Reader Press Enter to Read Page Content Out Loud Press Enter to Pause or Restart Reading Page Content Out Loud Press Enter to Stop Reading Page Content Out Loud Screen Reader Support