Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara dhe të zejtarisë

Republika e Maqedonisë

IP Qendra për arsimin e të rriturve

Në bazë të Planit operativ për programe aktive dhe masa për punësim për vitin 2018,  për masën aktive 3.3 Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara dhe të zejtarisë (në pjesën e profesioneve të kërkuara në tregun e punës), IP Qendra për arsimin e të rriturve- Shkup më datë 29.03.2018 publikon

SHPALLJE PUBLIKE

Deri tek

Institucionet për arsimin e të rriturve (kompani private, oda ekonomike dhe e zejtareve, shkolla të mesme profesionale dhe trajnues tjerë të verifikuar)

IP Qendra për arsimin e të rriturve-Shkup publikon shpallje për zgjedhje të institucioneve për arsim për të rriturit (kompani private, oda ekonomike dhe e zejtareve, shkolla të mesme profesionale dhe trajnues tjerë të verifikuar) për realizim të masës 3.3Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara dhe të zejtarisë (në pjesën e profesioneve të kërkuara në tregun e punës) në kuadër të Planit Operativ për programe dhe masa aktive për vitin 2018.

Në shpalljen publike mund të paraqiten institucionet të cilat do ti realizojnë programet në vijim sipas qyteteve:

  • Gipspunues-montues në Shkup, Strumicë,
  • Zdrukthtar në Kumanovë, Tetovë,
  • Murator në Strumicë, Tetovë,
  • Fasadist në Shkup, Strumicë,
  • Montues i instalimit të gazsjellësit në Strumicë,
  • Montues i paneleve diellore në Shtip, Manastir,
  • Montues i sistemeve me ujë të nxehtë dhe me fototension në Shkup,
  • Instalues dhe montues i ujësjellësit në Shkup,
  • Elektroinstalues dhe montues i objekteve banesore në Manastir,
  • Nëpunës i kontabilitetit në Shkup, Shtip, Manastir, Kumanovë,
  • Recepcionist në Shkup,
  • Nëpunës në agjenci turistike në Shkup,
  • Makijazhist në Shkup, Manastir, Strumicë,
  • Manikyr/ pedikyr në Shkup, Manastir, Strumicë, Shtip,
  • Masazhist në Shkup, Manastir, Strumicë, Shtip,
  • Përkujdesës për fëmijë në Manastir, Shtip,
  • Edhe në qyete tjera të R. Maqedonisë ku ka trajnues të verifikuar për profesione të njejta apo të ngjajshme

Institucionet e interesuara duhet ti plotësojnë kushtet në vijim:

  • Të kenë vendim për verifikim për programin e lartpërmendur nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
  • Të kenë vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Trajnuesit e interesuar duhet t’i sjellin dokumentet e nevojshme:

  • Paraqitje për pjesmarrje në masën aktive – e publikuar ne web faqen e IP Qendra për arsimin e të rriturve (www.cov.gov.mk)
  • Dokument për veprimtari të regjistruar-arsim për të rriturit;
  • Vërtetim/deklaratë që posedonjë kuadër profesional që do të realizojnë programin;
  • Vendim për verifikim për program të veçantë për arsimin e të rriturve nga IP Qendra për arsimin e të rriturve
  • Vendim për verifikim të institucionit për arsimin e të rriturit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës.

Trajnuesit e interesuar të cilët do të jenë të perzgjedhur për realizim të trajnimeve do të marrin 30.000,00 denarë për çdo person të trajnuar.

Mjetet e nevojshme për realizimin e masës aktive 3.3.Trajnime për përmbushje të profesioneve të kërkuara dhe të zejtarisë (në pjesën e profesioneve të kërkuara në tregun e punës) janë të siguruara në kuadër të Planit Operativ për programe dhe masa aktive për vitin 2018-të.

Kërkesa së bashku me dokumentacionin e nevojshëm të dorëzohet më së voni deri më 23.04.2018 deri në arkivin e:

IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup

rr.Dimitrie Çupovski nr.13

 1000 Shkup

Dokumentet e pakompletuara dhe të dorëzuara pas afatit nuk do të merren parasysh gjatë vendimit.

IP Qendra për arsimin e të rriturve –Shkup 

Prijava za provajder_merka ← Ketu mund ta shkarkoni Paraqitjen

четврток март 29th, 2018
Copyright © 2016 Adult Education Centre. This project has been funded with support from European Commission. This web site reflects the views only of the author, and the Commission cannot be held responsible for any use which may be made of the information contained therein.
top
© 2018 Developed by Unet
Page Reader Press Enter to Read Page Content Out Loud Press Enter to Pause or Restart Reading Page Content Out Loud Press Enter to Stop Reading Page Content Out Loud Screen Reader Support